Komisionari i BE-së tregon kur do të lëvizim pa viza: Jemi afër, por nuk është e sigurt

Komisionari i BE-së tregon kur do të lëvizim pa viza: Jemi afër, por nuk është e sigurt

Komisionari i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos, ka konfirmuar sot se Kosova ka plotësuar kriteret e kërkuara për rekomandim pozitiv për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë. Por ai ka sqaruar edhe një herë se rekomandimi i sotëm nuk garanton lëvizjen e lirë, raporton Insajderi.

“Sot e kemi bërë një lajmërim të rëndësishëm. Ajo që kam thënë është përmbushur. Qeveria e Kosovës kanë punuar shumë dhe kanë sjellë rezultate”.

“Është në duart të Parlamentit Evropian. Raporti është një konfirmim se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Por kjo nuk garanton lëvizjen e lirë, ende. Por jemi shumë afër ta arrijmë këtë”, ka deklaruar ai, përcjell Insajderi.

Ai më tej ka marrë edhe një shembull më praktik për të treguar se sa është afruar Kosova liberalizimit të vizave. Ka thënë se Kosova ka qenë larg 1 kilometër, ndërsa tani është 100 metra larg.

“Lëvizja pa viza në BE varet nga Parlamenti evropian dhe Këshilli, dhe ata janë që vendosin për të miratuar rekomandimin e Parlamentit.  I bëjë thirrje Këshillit Evropian dhe Parlamentit që të ofrojnë lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.  Kemi qenë 1 kilometër larg tash jemi 100 metra. Shpresoj që këto 100 metra t’i arrijmë për disa muaj”, ka deklaruar Avramapoulos./Insajderi.com