Komisionerët e ndaluar për dallavere me vota në AAK pretendojnë të jenë takuar me bashkëshortin e Bytyqit

Komisionerët e ndaluar për dallavere me vota në AAK pretendojnë të jenë takuar me bashkëshortin e Bytyqit

Dy komisionerët të cilët janë ndaluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin për manipulim me vota në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë intervistës kanë deklaruar se janë takuar me bashkëshortin e kandidates për deputete, Albana Bytyqi.

Edhe pse nuk janë bërë të ditura arsyet e takimit mes tyre, i dyshuari S.M. e kishte pranuar se janë takuar me Jetmir Bytyqin, me kërkesë të vetë bashkëshortit të Albana Bytyqit.

Në listat e certifikuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas rinumërimit të votave të AAK-së, Bytyqi zuri emrin e fundit në listën e deputetëve të AAK-së, duke “rrëzuar” nga kjo listë Meliza Haradinaj-Stubllën,

Ditë më parë, dy komisionerë u ndaluan nga Prokuroria nën dyshimin për dallavere me vota.

Deri te ndalimi i tyre erdhi pas publikimit të një videoincizimi në të cilin pretendohej se kandidatja e AAK-së, Meliza Haradinaj–Stublla, përmes bashkëshortit të saj, kishte manipuluar me rezultatin.

Videoja po quhet inskenim nga ish-ministrja e Jashtme, ndërsa sipas dokumenteve që ka siguruar KOHA, në takimin në fjalë, sipas njërit prej të dyshuarve, ka qenë edhe bashkëshorti i deputetes së re të AAK-së./Insajderi.com

Image