Komisioneri i BE-së për zgjerim sot në Kosovë

Komisioneri i BE-së për zgjerim sot në Kosovë

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, pasi qëndroi për vizitë zyrtare në Beograd, sot do të vizitojë Kosovën.

Në këtë vizitë, Varhelyi do të takohet me përfaqësues të institucioneve për të diskutuar rreth çështjes së vaksinave anti-COVID.

Këtë e bëri të ditur vetë ai në Twitter, duke shtuar se këtë vizitë do ta zhvillojë në një kohë kur Ballkanit Perëndimor do t’i dhurohen vaksinat kundër Coronavirusit, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian.

Të martën, zyrtari evropian qëndroi edhe në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, kishte njoftuar më herët Komisioni Evropian.

Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e Coronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, është thënë në njoftim./Insajderi.com