Komisioni Parlamentar kërkon hetim për mbi 10 milionë eurot e shpenzuara në Kompleksin “Adem Jashari”

Komisioni Parlamentar kërkon hetim për mbi 10 milionë eurot e shpenzuara në Kompleksin “Adem Jashari”

Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, dje raportoi para Komisionit Parlamentar për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, shkruan Insajderi.

Gjatë këtij raportimi, anëtarët e këtij komisioni kërkuan që të nis hetimi për shpenzimin e mbi 10 milionë eurove që kanë shkuar në këtë kompleks.

“Duhet ta kemi një auditor dhe duhet ta auditojë 9 milionët e shpenzuara në Kompleksin “Adem Jashari”, tha ndër të tjera Besa Gaxheri.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, drejtori Bislim Zogaj u shpreh i hapur për këtë hetim, i cili tha se të gjithë e kanë derën hapur në agjencion për të hetuar për këto mjete.

Rikujtojmë, se kjo kërkesë për hetim vjen pas hulumtimit dhe dokumentarit të Indoks, të shfaqur në gazetën Insajderi, për 45 tenderët që kanë shkuar në këtë kompleks memorial.

Këtu mund ta lexoni hulumtimin e plotë./ Insajderi.com