Komisioni për Punë të Jashtme monitoron rivitalizimin e urës në Mitrovicë

Komisioni për Punë të Jashtme monitoron rivitalizimin e urës në Mitrovicë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit, sot gjatë ditës do ta vizitojnë Mitrovicën, për të monitoruar punët në rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër.

KDI dhe Komisionin për Punë të Jashtme do të jenë të shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Kurse pas kësaj vizite KDI dhe Komisioni për Punë të Jashtme do të mbajnë tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë – Serbi: impakti në jetën e qytetarëve”, që ka për qëllim të promovojë bashkëbisedimin në mes deputetëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile si dhe qytetarëve, lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.