Komisioni për verifikimin e statusit të të dhunuarve në luftë mban takimin e parë

Komisioni për verifikimin e statusit të të dhunuarve në luftë mban takimin e parë

 

Komisioni për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunës gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, sot ka mbajtur takimin e parë.

Lidhur me këtë takim ka njoftuar ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi  përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Pas 18 vitesh mohim dhe injorim, më në fund u themelua ky komision i cili do të shqyrtojë aplikacionet e personave të dhunuar gjatë luftës për të ofruar një dëmshpërblim i cili edhe pse nuk do të jetë drejtësi e vënë në vend, do të jetë një njohje dhe pranim i kësaj kategorie”, shkruan Abrashi. /Insajderi.com