Komisioni zgjedhor në SHBA: Këto zgjedhje ishin më të sigurtat në historinë e Amerikës

“Nuk ka kurrfarë shenje se ndonjë votë ka humbur, apo ka ndodhur diçka tjetër e gabuar me sistemin e votimit. Gjithashtu s’ka dëshmi që zgjedhjet janë komprometuar në çfarëdo forme”, ka thënë komisioni zgjedhor.

Komisioni zgjedhor në SHBA: Këto zgjedhje ishin më të sigurtat në historinë e Amerikës

Zyrtarët zgjedhorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se zgjedhjet e këtij viti për Shtëpinë e Bardhë, kanë qenë “zgjedhjet më të sigurta në historinë e Amerikës”, duke hedhur poshtë kështu akuzat e Trump për vjedhje votash, shkruan BBC, njofton Insajderi.

“Nuk ka kurrfarë shenje se ndonjë votë ka humbur, apo ka ndodhur diçka tjetër e gabuar me sistemin e votimit. Gjithashtu s’ka dëshmi që zgjedhjet janë komprometuar në çfarëdo forme”, ka thënë komisioni zgjedhor.

Ata kanë dalur me këto deklarata pasi Donald Trump ka thënë, pa ndonjë dëshmi, se 2.7 milionë vota që ishin për të, kanë humbur.

Ai ende nuk e ka pranuar humbjen nga i zgjedhuri president, demokrati Joe Biden.

Rezultati final i zgjedhjeve të tre nëntorit, është projektuar nga të gjitha kompanitë e mëdha mediatike në SHBA.

Tani janë projeksionet se Biden e ka fituar edhe Arizonën duke fituar kështu edhe 11 vota elektorale dhe çuar numrin e përgjithshëm në 290, derisa Trump ka vetëm 217.

Është hera e parë që Arizona ka votuar për Demokratët qysh nga viti 1996./Insajderi.com