Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së diskuton rastin e djalit të Shpend Maxhunit

Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së diskuton rastin e djalit të Shpend Maxhunit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikqyrjen e AKI-së, do të diskutohet edhe për rastin e djalit të shefit të këtij institucioni ndaj të cilit prokuroria ka nisur hetimet pasi në veturën, pronë e Enver Maxhunit, babait të Shpend Maxhunit, dyshohet se janë gjetur drogë dhe armë pa leje.

Kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu dhe anëtari i komisionit Anton Quni thanë se në komision do të diskutohet për këtë rast dhe do të vendoset për hapat tjerë që do të ndërmerren.

“Tani është e kuptueshme që do të diskutojmë edhe për këtë çështje ku bashkë me anëtarët e Komisionit  do ta trajtojmë rastin dhe çdo gjë që na obligon neve si Komision do t`i përgjigjemi në kohë”, tha Musliu për Insajderin.

Ndryshe, mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka filluar në ora 10:00.