Komoran: Sulmohet me eksploziv dhe plaçkitet bankomati

Një vjedhje ka ndodhur në Komoran të Drenasit.

Komoran: Sulmohet me eksploziv dhe plaçkitet bankomati

Në Komoran të Drenasit ka ndodhur një vjedhje në një bankomat mbi të cilin është hedhur eksploziv.

Lajmin për Insajderi.com nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës e ka konfiruar, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:00 është kemi pranuar informacionin për një rast të grabitjes që ka ndodhur në fshatin Komoran. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, ka thënë Ahmeti.

Poashtu ajo ka treguar rreth rezultateve të para pas këtij akti.

“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar duke dëmtuar bankomatin  me një mjet shpërthyes, ku më pas janë grabitur një sasi të parave”, përfundoi Ahmeti. /Insajderi.com/