Kompania e djemve të Isa Mustafës merr tender në AKI

Kompania e djemve të Isa Mustafës merr tender në AKI

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ia ka besuar tenderin për riparim të automjeteve djemve të kryeministrit Isa Mustafa, Besnikut dhe Arbenit, me kompaninë MACAR. Ky tender kap vlerën e 1 mijë e 400 eurove.

Me këtë tender do të bëhet “riparimi i veturës BMË”, së këtij institucioni.

“Qëllimi i kontratës është që të përcaktohen kushtet që rregullojnë kryerjen e shërbimeve për Riparimi i veturës BMË”, thuhet në njoftimin e shpallur në KRPP.

Në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), pronarë të firmës fituese, MACAR figurojnë dy djemtë e kryeministrit Mustafa, Besniku dhe Arbeni,  shkruan Gazeta Fjala.

Për këtë tender nuk ka pasur asnjë konkurrent tjetër, që i bije se MACAR është shpallur fitues pas pasur dronë e konkurrencës.

MACAR dhe AKI këtë tender do ta nënshkruajnë më datën 20 të këtij muaji./GazetaFjala/