Kompania e Pacollit bënë një hap para kundër Qeverisë në Arbitrazh

Kompania e Pacollit bënë një hap para kundër Qeverisë në Arbitrazh

Kompania pronë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli me seli në Zvicër, “Mabco Constructions SA” ka bërë një hap para në betejën e saj me Qeverinë e Kosovës, për cështjen e “Hotel Grand” në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Mabco Constructions”, ka caktuar arbitrin e saj në Gjykatën e Arbitrazhit e cila pranoi lëndën kundër Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Qeverisë së Kosovës me 24 korrik të këtij viti.

Historia e Grandit do të shqyrtohet nga Gjykata e Arbitrazhit

Arbitrazhi ka publikuar në faqen e saj se avokati italian Gianrocco Ferraro është caktuar si arbitër në këtë proces, teksa Qeveria e Kosovës dhe akterët e tjerë do të duhet të caktojnë arbitrat e tyre.

Insajderi ka kontaktuar me avokatin e brendshëm të kompanisë pronë e Pacollit, Gazmend Nushi, i cili ka konfirmuar se kompania që ai përfaqëson , “Mabco Constructions SA” ka caktuar arbitrin e tij, por këtë vendim nuk e ka marrë ende Qeveria e Kosovës, zëvendës i së cilës është Pacolli, pronar i kompanisë.

Nga pronësia e dyshimtë tek akuzat për ryshfet- Historia e Grandit që do shqyrtohet në Arbitrazh

“Qeveria ende nuk e ka caktuar arbitrin e tij dhe po presim që ajo të bëjë këtë hap. Më pas të gjithë arbitrat e caktuar edhe nga akterët e tjerë e zgjedhin kryetarin”, ka thënë Nushi për Insajderin.

Zëvëndës kryeministri dhe pronari i kompanisë gjendet në Shqipëri në një vizitë zyrtare.

Behgjet Pacolli shpjegon pse e paditi Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit

Në fillim të këtij muaji, Insajderi pati raportuar sesi Qeveria e drejtuar nga Haradinaj do të përballet me padinë e biznesit pronë e zëvendëskryeministrit Pacolli.

Qeveria Haradinaj do të mbrohet nga padia e biznesit pronë e Pacollit

AKR-ja i pati thënë Insajderit se cështja e padisë nuk i përket Pacollit pasi Pacolli si politikan dhe president i AKR-së nuk ka asgjë të bëjë me padinë që kompania “MabCo Sontructions” në pronësi të Pacollit pasi ai nuk ka ndonjë funksion në këtë biznes.

AKR: Çështja e Grandit nuk i përket Pacollit

E avokati Nushi ka thënë se fakti që partia Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka hyrë në koalicion me koalicionin PDK-AAK-NISMA që i garanton këtyre partive numrat për formimin e Qeverisë pjesë e së cilës do të jetë edhe Pacolli, sipas avokatit të brendshëm të kompanisë “MabCo Sontructions” në pronësi të Pacollit që ka paditur Qeverinë e Kosovës për çështjen e hotelit Grand./Insajderi.com

Avokati i Mabetex: Fakti që AKR ka hyrë në Qeveri nuk ndikon në padinë për Grandin