Kompania Fluidi: Një kompani sllovene ka keqpërdorë ambalazhin e produkteve tona

Kompania Fluidi: Një kompani sllovene ka keqpërdorë ambalazhin e produkteve tona

Kompania “Fluidi sh.p.k” njofton opinionin publik se gjatë ditëve të fundit ka ndodhur një keqpërdorim i ambalazhit të produktit Jaffa Champione në paketimin dy litërsh të cilin e prodhon ajo.

Ajo ka treguar se keqpërdorimi është bërë nga kompania sllovake “Promax Stav s.r.o”, e cila ka blerë produktin Jaffa Champione nga Maqedonia e më pas e ka zbrazuar dhe e ka mbushur me produkte duhani dhe rëre, me qëllim të kontrabandimit me produkte të duhanit në shtete e Evropës.

“I njëjti pastaj është kapur nga autoritetet Hungareze në hyrje të kufirit të atij shtetei”

“Me anë të këtij sqarimi dëshirojmë të njoftojmë opinionin se kompania Fluidi nuk ka të bëjë fare me këtë rast dhe se e njëjta është palë e dëmtuar nga veprimet e dëmshme të kompanisë “Promax Stav s.r.o””, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Më tej në këtë njoftim, “Fluidi” paralajmëron masa ndaj kompanisë sllovene që keqpërdori ambalazhin e tyre.

“Si përfaqësues ligjor i “Fluidi: sh.p.k duke I shikuar të gjitha mundësitë për t`i vënë në funksion të gjitha mjetet ligjore në lidhje me çështjen në fjalë, përfshirë por pa u kufizuar në parashtrimin eventual të padive civile në lidhje me dëmin jo material që është shkaktuar por edhe mundësinë e kontaktimit në cilësinë e palës së dëmtuar me autoritetet hungareze duke kërkuar kështu inter alia dëme e shkaktuara nga veprimet e kundërligjshme të kompanisë “Promax Stav”, thuhet në njoftimin e Fluidit.