Kompania IPKO sot ka mirëpritur kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi si dhe Kryetarin e Odes Ekonomike Amerikane z. Arian Zeka.

Kompania IPKO sot ka mirëpritur kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi si dhe Kryetarin e Odes Ekonomike Amerikane z. Arian Zeka.

Drejtori i Departamentit të shitjes Z. Arianit Duraku, i ka njoftuar kryetarët e të dy odave me sfidat me të cilat po përballet IPKO në fushën e të bërit biznes gjatë kohës së pandemisë.

Pavarësisht sfidave në tregun Kosovar, si rrjedhojë e  masave të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mjedisit aktual biznesor, IPKO ka themeluar menjëherë grupin e rimëkëmbjes së biznesit dhe janë marrë të gjitha masat e duhura, në mënyrë që biznesi të operoj pa nderpreje dhe që rrjedhimisht  klientët e kompanisë të kenë shërbime të pandërprera për të përballuar sa më lehtë gjendjen e krijuar,  veprime këto të cilat janë aplikuar gjithmonë duke respektuar masat e rekomanduara nga institucionet përkatëse.

Për më shumë, Z. Rukiqi dhe Z. Zeka,  janë njoftuar me organizimin e punës gjatë kësaj periudhe, përkushtimin dhe adaptimin eIPKO, në rrethanat e reja të krijuara, dhe parë nga afër punën e kompanisë duke vizituar Qendrën e Rrjetit dhe Monitorimit si dhe Dhomat e Serverëve.

Z. Rukiqi dhe z. Zeka, kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj kompanisë për mënyrën e operimit dhe adaptimin e punës në këtë kohë pandemie, gjithmonë duke ju ofruar shërbimet më cilësore klientëve në gjithë territorin e Kosovës.

Njëkohësisht, edhe drejtori ekzekutiv i IPKO-s, z. Robert Erzin përmes video konferencës falënderoi të dy kryetarët për vizitën, interesimin dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme që bëjnë për kompaninë IPKO si dhe kompanitë tjera që operojnë në tregun Kosovar, veçanërisht gjatë kësaj periudhe e cila natyrisht se ka sjell vështirësi të shumta ekonomike, temë kjo që u diskutua gjatë takimit së bashku me  mënyrën se si mund të evitohen të njëjtat  në të ardhmen.

Funksionimi i rregullt i kompanisë gjatë kësaj kohe të pandemisë është shumë i vështirë, gjithmonë duke pasur parasysh faktin që të gjitha shpenzimet operacionale vazhdojnë të janë të njëjtat. Por, për më tepër, IPKO është përballuredhe  me një diskriminim shtesë si rrjedhojë e  Vendimit të Qeverisë së Kosovës, me Nr.05/21 i datës 02.04.2020,  përmes së cilit IPKO’s i mohohet e drejta për ofrim të shërbimeve të telekomunikimit për  të gjitha  Institucionet e Kosovës.  Andaj, përfaqësuesit e IPKO’s, kanë kërkuar mbështetje nga dy Odat Ekonomike në këtë drejtim, në mënyrë që të mbrohet sektori privat, e mbi të gjitha invesimet e huaja në Kosovë.

Gjithsesi, përkundër të gjitha sfidave, IPKO vazhdon të jetë investitori më i madh i huaj në Kosovë, ku deri më sot janë investuar 320 milionë euro, duke punësuar më shumë se 600 punëtorë të rregullt  si dhe 3000 kontraktorë dhe distributorë në gjithë Kosovën.