Romancë në zyrë? Kompania u prezanton punëtorëve rregullat strikte

Romancë në zyrë? Kompania u prezanton punëtorëve rregullat strikte

Rregulla të reja mbi romancat në zyrë u prezantuan në gjigandin e investimeve BlackRock.

Ata tani do të shtrihen edhe në lidhjet jashtë zyrës në një përpjekje për të evituar konfliktet e interesit, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Stafi i BlackRock tashmë pritej t’u tregonte menaxherëve nëse ishin në takim me një nga 16,000 kolegët e tyre.

Por politika e re, e ndarë në një memo me stafin, thotë se ata duhet të zbulojnë lidhjet romantike me “partnerë të jashtëm” me një lidhje me firmën.

Madhësia e firmës me bazë në Neë York, e cila ka më shumë se 7 milionë dollarë nën menaxhim dhe një numër të madh të furnitorëve dhe klientëve në të gjithë globin, do të thotë që rregullat e reja do të kenë implikime të gjera, duke ndriçuar një dritë hetuese në jetën personale të potencialisht qindra mijëra njerëz.

Ajo ndjek lëvizjen #Metoo, e cila zbuloi ngacmimin seksual brenda një sërë mjedisesh profesionale dhe përqendroi vëmendjen në strategjitë e vendit të punës për të kapur lidhjet romantike midis bosëve dhe vartësve.

Shefi ekzekutiv i McDonald Steve Easterbrook u pushua nga puna vitin e kaluar pasi doli në dritë lidhja e tij me një kolege.

Njëjtë ndodhi edhe me ekzekutivin e lartë Mark Ëiseman, në fund të vitit të kaluar, i cili u pushua nga puna. Ai ishte përzgjedhur si një pasardhës i mundshëm i shefit ekzekutiv të profilit të lartë të firmës Larry Fink. /Insajderi.com