Kompanitë ajrore pësojnë 314 miliardë dollarë humbje nga pandemia e COVID-19

Kompanitë ajrore pësojnë 314 miliardë dollarë humbje nga pandemia e COVID-19

Ndërsa lëvizjet janë bllokuar për shkak të pandemisë botërore të COVID-19, industria e kompanive ajrore po lëkundet. End nuk ka një datë zyrtare për përfundimin e izolimit dhe urdhrave të qëndrimit në shtëpi, por edhe nëse kufizimet do të hiqen së shpejti, është e pamundur të parashikohet se kur pasagjerët do të ndjehen rehat kur fluturojnë përsëri. Falimentimet dhe pushimet nga puna po rriten, veçanërisht në industrinë e avionëve.

Sipas Oxford Economics, mbi 8 milionë vende pune në industrinë amerikane të udhëtimeve do të mbyllen deri në fund të muajit prill, nga më shumë se 20 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara që kanë bërë kërkesë për përfitime të papunësisë, përcjell Telegrafi.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, plot 314 miliardë dollarë është shuma që industria ajrore botëror do të humbasë në vitin 2020, një rënie prej 55 për qind në krahasim me 2019.

Industria e udhëtimeve në SHBA në tërësi parashikohet të humbasë 519 miliardë dollarë, i cili përkthehet në një humbje totale ekonomike prej 1.2 trilion dollarë, për të cilën firma thotë se është më shumë se nëntë herë ndikimi i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në këtë sektor.