Kompletohet Bordi i Telekomit

Kompletohet Bordi i Telekomit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar për propozimet për anëtarë të Botdit të Telekomit të Kosovës.

Telekomi tashmë e ka kompletuar bordin e ri, pasi ka qenë jo funksional tash e një kohë. Anëtarë janë zgjedhur Besa Shatri-Berisha, Skender Hoti, Osman Ejupi, Sead Ujkani, Fidel Krasniqi dhe Suzana Andjelkoviq.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se komisioni rekomandues ka përfunduar të gjitha procedurat si dhe janë propozuar kandidatët e dalur nga komisioni rekomandues.

“Komisioni rekomandues i ka përfunduar të gjitha procedurat. Bazuar në rekomandimet Telekomi i Kosovës propozon këta kandidatë që i keni në material”, ka thënë Haradinaj.

Gazeta Insajderi ka raportuar para disa ditësh lidhur me kandidatët që janë intervistuar për anëtarë.