Kompletohet përbërja qeveritare e Maqedonisë Veriore, afati i shtrimit të propozimit skadon më dy shtator

Kompletohet përbërja qeveritare e Maqedonisë Veriore, afati i shtrimit të propozimit skadon më dy shtator

BDI e publikoi emrin e ministrit të ri të Shoqërisë Informatike dhe Administratës me çka kompletohet edhe përbërja e qeverisë së re e cila duhet të zgjidhet në Kuvend, njofton Insajderi.

Propozimi i tyre është Jeton Shaqiri, profesor i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, i cili do ta drejtojë ministrinë. Afati për shtrimin e propozimit për zgjedhjen e Qeverisë së re skadon më dy shtator.

Pasi të premten u zgjodh Talat Xhaferi kryetar i Kuvendit, tani pritet ditëve në vijim të caktohet seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re. Propozimet për ministra të rinj të mërkurën u miratuan nga organet më të larta të dy partive.

Mandatari Zoran Zaev nga ekipi qeveritar pret punë, llogaridhënie dhe përgjegjësi.

“Do të respektoja punë edhe mbi tetë orë. Pres fokusim të plotë pasi na pret një periudhë e papërsëritshme. Puna e dytë është llogaridhënia dhe përgjegjësia, deklaroi Zaev të mërkurën pas seancës
së Këshillit Qendror të partisë. Paralajmëroi edhe përgjegjësi për secilin i cili do të gabojë para ligjit pa dallim nëse është ministër ose jo. Pres prej kuadrove të ndërmarrin përgjegjësi gjithmonë. Ky është mesazhi”, tha Zaev. /Insajderi.com