Komplikime shëndetësore post operim – ndërron jetë kantautori i famshëm

Komplikime shëndetësore post operim – ndërron jetë kantautori i famshëm

Muzikanti Mac Davis, i njohur për shkrimin e hiteve të padiskutueshme “A Little Less Conversation” nga dhe “In The Ghetto” nga Elvis Presley ka vdekur në moshën 78 vjeçare.

Menaxheri i tij Jim Morey tha në një deklaratë në Facebook se Davis vdiq të martën në Nashville pas një operacioni në zemër dhe ishte i rrethuar nga familja dhe miqtë.

Davis kishte një karrierë të gjatë dhe të larmishme në muzikë për dekada si shkrimtar, këngëtar, aktor dhe drejtues televiziv dhe u fut në “Songwriters Hall of Fame” në vitin 2006.

Ai u emërua argëtuesi i vitit 1974 nga Akademia e Muzikës Country dhe ka një yll në “Hollywood Walk of Fame”. /Insajderi.com