Kompozitori i famshëm i filmave, Ennio Morricone, vdes në moshën 91 vjeçare

Kompozitori i famshëm i filmave, Ennio Morricone, vdes në moshën 91 vjeçare

Kompozitori Ennio Morricone, i famshëm për kolonat zanore të shumë prej kult filmave, fitues i çmimit Oskar, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeç, raporton CNN.

Disa prej filmave të famshëm që ai i kompozoi muzikën janë “The Good, the Bad and the Ugly” ,”Once Upon a Time in the West”, “Goodfather” e deri te filmi “Hateful Eight” i Tarantionos me të cilin Morricone fitoi çmimin e Akademisë, shkruan Insajderi.

Ennio Morricone ndërroi jetë në një spital në Romë, pasi u rrëzua dhe theu këmbën. Sipas avokatit të tij, Giorgio Assumma kompozitori kërkoi varrim privat./Insajderi.com