Komuna e Deçanit njofton se nga data 16.03.2020 shërbimi i grumbullimit të mbeturinave do të shtyhet deri në përmisimin e COVID-19.
“Të nderuar qytetarë të komunës së Deçanit, përfaqësues të subjekteve afariste, duke e parë gjendjen aktuale të krijuar në gjithë vendin nga mundësia e përhapjes së COVID-19, N.P.L”Higjiena” SH.A. njofton se nga data 16.03.2020 shërbimi i grumbullimit të mbeturinave do të shtyhet deri në përmirësimin e gjendjes nga COVID-19, pra nuk do të ketë shërbim për amvisëri deri në marrjen e një vendimi tjetër. Të gjtha mbeturinat që do të grumbullohen kompania do t’i largoj me fillimin e punës sipas planit operativ”, thuhet në njoftim.
Shërbimi do të ofrohet vetëm për QKMF, për barnatore, markete, furra të bukës dhe për raste të veçanta.