Komuna e Drenasit ka reaguar ndaj shkrimeve të publikuara në disa medie se Kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci ka blerë pelet nga Serbia.
Kështu në " />

Komuna e Drenasit përgjigjet ndaj akuzave për blerjen e peletit nga Serbia

Komuna e Drenasit përgjigjet ndaj akuzave për blerjen e peletit nga Serbia

Komuna e Drenasit ka reaguar ndaj shkrimeve të publikuara në disa medie se Kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci ka blerë pelet nga Serbia.

Kështu në komunikatën e dërguar nga kjo komunë ku thuhet se Zyra e Prokurimit në Drenas nuk ka nënshkruar kontratë me Operatorin Ekonomik për të furnizuar me pelet Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, por Operatori Ekonomik pasi që ka pranuar njoftimin për vendimin e autoritetit kontraktues, pa e bërë nënshkrimin e kontratës ka sjellë peletin të cilin Komisioni i Pranimit nuk e ka pranuar atë dhe i ka kërkuar OE të sjellë peletin sipas specifikimeve të dhëna në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit.

“Operatori Ekonomik për furnizim me pelet për QKMF-në, pa e nënshkruar kontratën në Zyrën e Prokurimit Komunal, ditën e enjte ka dërguar në oborrin e QKMF-së një sasi të peletit duke ju thënë punëtorëve se jam OE fitues për furnizim dhe këtë sasi po e zbrazi para kohe e sasinë tjetër e sjelli nesër”, thuhet nga Komuna e Drenasit.

Komuna e Drenasit bënë të ditur se komisioni verifikues ka konstatuar se peleti nuk është i kualitetit të kërkuar dhe ka kthyer kamionin e dytë duke i rekomanduar OE-së që ta marr edhe këtë sasi me vete. OE ka tentuar të manipuloj me pelet dhe peleti nuk është pranuar e as nuk është paguar.

“Për këtë çështje do të kërkohet hetim i plotë, sepse QKMF nuk ka pasur urgjencë për pelet deri në përfundimin e procedurave të prokurimit, sepse ka huazuar nga Komuna sasinë prej 5 tonësh”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Komuna Drenasit.

Më tej aty shkruhej se “Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci mbetet i përkushtuar te zbatoj te gjitha masat për taksën 100%. Zyra e Prokurimit është e pavarur në vendimet e saj dhe se kryetari nuk ndërhynë në procedurat e prokurimit, por i monitoron përmes Zyrës së Auditorit të Brendshëm”. këtij njoftimi kjo komuna ka bashkëngjitur edhe procesverbalin e Komisionit të Pranimit nga QKMF-ja.