Komuna e Ferizajt: Kemi mjaftueshëm oksigjen për të infektuarit me COVID-19

Komuna e Ferizajt: Kemi mjaftueshëm oksigjen për të infektuarit me COVID-19

Komuna e Ferizajt ka njoftuar qytetarët e saj se nuk ka nevojë për panikë, pasi furnizimi me oksigjen për të infektuarit me Coronavirus që po trajtohen në spitalin e këtij qyteti është i mjaftueshëm, shkruan Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ky spital as më herët nuk ka pasur mungesë të oksigjenit.

“Pas disa spekulimeve, Shtabi Emergjent Komunal siguron se nuk ka nevojë për panik, duke njoftuar se nuk ka pasur dhe nuk ka mungesë të oksigjenit për të infektuarit me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Ferizajt”.

“Andaj, Shtabi Emergjent Komunal siguron qytetarët e Ferizajt duke konfirmuar se ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin COVID-19, që po marrin shërbimin shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e komunës./Insajderi.com