Komuna e Ferizajt ndihmon 150 familje me drunj për ngrohje

Komuna e Ferizajt ndihmon 150 familje me drunj për ngrohje

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Ferizajt, paraditen e sotme ka shpërndarë dru për 150 familje në gjendje të rëndë ekonomike.

Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se nisma të tilla po bëhen me qëllim të ofrimit të ndihmës sadopak për qytetarët, nga sasia e drurëve të konfiskuar gjatë vitit 2019.

“Sot po bëjmë shpërndarjen e masës drusore për 150 familje ferizajas. Sipas proporcionit nga sasia totale këto familje përfitojnë nga dy metër masë drusore hapësinore. Këtë proces e kemi verifikuar dhe konstatuar përmes Komisionit Komunal përkatës për këtë çështje, ku janë konsultuar edhe institucionet e kujdesit social, si dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve”, tha Bajrami.

Përmes këtij aksioni janë ndihmuar përveç familjeve me gjendje të rëndë ekonomike edhe komuniteti rom, ashkali, egjiptas e serbë, strehimorja “Shtëpia ime”, dhe Bashkësia Islame e Kosovës në Ferizaj.