Komuna e Hanit të Elezit ua fali jashtëligjshëm borxhin 14 qiramarrësve

Komuna e Hanit të Elezit ua fali jashtëligjshëm borxhin 14 qiramarrësve

Komuna e Hanit të Elezit e udhëhequr nga Refki Suma, gjatë vitit të kaluar iu ka falur borxhin 14 qiramarrësve në vlerë mbi 6 mijë euro pa asnjë bazë ligjore.

Drejtori i Urbanizmit në këtë komunë kishte marrë një veprim të pavarur lidhur me borxhet e qiramarrësve. Zyra Kombëtare e Auditorit kishte gjetur se janë falur 14 qiramarrës në vlerë 6 mijë e 515 euro, shkruan Insajderi.

“Ne kemi gjetur se ishin falur borxhet e qirasë për 14 qiramarrës të pronës komunale në vlerë totale 6,615€, duke u bazuar në ligjin për faljen e borxheve. Ky ligj nuk e parasheh faljen e borxheve për qiratë”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Falja e borxheve të qirasë pa bazë të ligjore, sipas ZKA-së është në kundërshtim me ligjin dhe shkakton humbje financiare për komunën.

Ndërkohë që sipas Auditorit Gjeneral, po ashtu, një veprim i tillë duke falur borxhin për qiramarrës të cilët nuk kanë paguar vite me radhë, mund të shkaktoj pakënaqësi tek qiramarrësit të cilët kanë paguar vazhdimisht.

Nga kryetari i kësaj komune kërkohet të rishikoj rastet e faljes së borxheve dhe të siguroj se falja e borxheve bëhet vetëm për kategoritë e lejuara me ligjet dhe rregulloret në fuqi./Insajderi.com