Komuna e Kaçanikut nderon me mirënjohje QKMF-në dhe dy teknikë mjekësorë vullnetarë

Komuna e Kaçanikut nderon me mirënjohje QKMF-në dhe dy teknikë mjekësorë vullnetarë

Erolin Troni dhe Blin Dema, dy teknikë mjekësorë vullnetarë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, janë nderuar sot me mirënjohje nga kryetari i Komunës, Besim Ilazi, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Komunës së Kaçanikut në Facebook, ku thuhet se kreu i komunës theksoi se ata të cilët ishin në vijën e parë të frontit në luftën me pandeminë, ishin mjekët dhe infermierët, andaj e meritojnë mirënjohjen.

“Mirënjohjen në emër të QKMF-së në Kaçanik e pranoi drejtori Sinan Zeneli, i cili falenderoi Kryetarin Ilazi për mirënjohjen dhe kujdesin e treguar për QKMF-në dhe se kjo mirënjohje do të jetë motiv shtesë për vazhdimin e mëtutjeshëm të luftës kundër pandemisë COVID-19 deri në mposhtjen e plotë të saj”, thuhet në njoftimin e komunës. /Insajderi.com