Komuna e Lipjanit bën thirrje për ndihmë në gjetjen e Shqipdon Alijajt

Komuna e Lipjanit bën thirrje për ndihmë në gjetjen e Shqipdon Alijajt

Shqipdon Alija nga komuna e Lipjanit tash e disa ditë nuk dihet se ku ka humbur, shkruan Insajderi

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, ka njoftuar se Shqipdoni që nga 12 tetori nuk është parë nga shoqëria e familja ndërsa ata kanë dalur në kërkim të tij.

Ahmeti ka thënë se duhet ndihma e të gjithëve për ta gjetur Shqipdonin nga Gadimja e Lipjanit ndërsa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të Shqipdonit.

“Të shpresojmë me durim e angazhim mga të gjithë për lajmin e të vërtetën e fatit të Shqipdonit”, ka shkruar ai në Facebook.