
Komuna e Mitrovicës ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj drejtorit dhe zyrtarëve të kompanisë “Uniteti” dhe zyrtarëve policorë, të cilët sot pësuan lëndime trupore nga persona të papërgjegjshëm, gjatë pastrimit të deponisë së mbeturinave në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Në një njoftim të saj, Komuna pretendon se restorant “Ibri” që 15 vjet veprimtarinë biznesore e ushtron pa leje ndërtimi.
Komuna e Mitrovicës kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e hetuesisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.