Komuna e Podujevës demanton lajmin e IKSHPK-së për numrin e të infektuarve

Komuna e Podujevës demanton lajmin e IKSHPK-së për numrin e të infektuarve

Komuna e Podujevës ka demantuar lajmin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me numrin e rasteve të reja me Coronavirus në këtë komunë, njofton Insajderi.com

Derisa në raportin e IKSHPK-së thuhet se në Podujevë janë gjashtë raste të reja, komuna demanton këtë lajm duke thënë se janë vetëm dy raste të reja pasi që 4 personat e tjerë nuk janë të kësaj komune.

“Bazuar neë njoftimin e Institutit Kombeëtar teë Sheëndeteësiseë Publike teë Kosoveës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot neë Komuneën e Podujeveës kemi vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë, siç paraqiten në njoftim. Katër personat e tjerë nuk janë nga Komuna e Podujevës, por punonjës dhe të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gerdoc”, njofton komuna e Podujevës. /Insajderi.com