Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës ende pa përgjigje për lokacionin e Teatrit të Operës dhe Baletit

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës ende pa përgjigje për lokacionin e Teatrit të Operës dhe Baletit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim ministren e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshin.

Në këtë takim është diskutuar rreth planeve të cilat kanë mbetur ende pa zgjidhje. Një ndër to edhe ndërtimi i Teatrit të Operas dhe Baletit, i cili ka mbetur ende pa një lokacion, shkruan Insajderi.

Të pyetur se ku do të vihet gurthemeli tjetër i Teatrit të Operas dhe Baletit, pasi që, aty ku i është vënë gurthemeli në vitin 2009, tash komuna thotë se është i destinuar për Kampus Universitar, Ahmeti e Dumashi nuk patën një përgjigje konkrete.

Ministria e din se na e kemi një diskutim për universitetin e Prishtinës në atë lokacion , sot natyrisht nuk morëm vendim se si të ja bëjmë por u dakorduam në ditët në vijim që ministria të na drejtohet me një letër ku i detajon se ku është në procedura dhe po ashtu ne bashkërisht do të ulemi të shohim se cila është mënyra më e mirë më efektive dhe me koston më të ultë që të dakordohemi”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se është në interes të komunës që Teatrit i Operas dhe Baletit, të jetë në Prishtinë, por edhe ministria ka interes që të ketë një kallë koncentrale në kryeqytet.

“Ne kemi interes që ta kemi teatrin e operës dhe baletit në Prishtinë në një lokacion sa më të mirë edhe ministria e kulturës ka interes që të ketë sallë koncertale në Prishtinë tash kemi më shumë opsioni se ku çfarë mund të bëjmë, do të ishte mirë që të gjitha fondet që i kemi t’i bëjmë bashkë që ta ndërtojmë një sallë sepse nuk e kemi luksin momentalisht të mendojmë për 3 4 salla”, ka thënë Ahmeti.

Plani i lokacionit për Teatrin e Operës dhe Baletit ka mbetur pa ndonjë lokacion sepse ende ka ndeshje në mes këtyre dy institucioneve.

“Jemi në drejtime të ndryshme sepse ministria ka shpall konkurs për dukjen e teatrit na jemi në fazën e fund të kalimit të plani rregullativ për Universitetin e Prishtinës në atë pjesë. Na mbetet që t’i ftojmë të gjitha palët për takim, të shohim cila është mënyra më e mirë”, thuhet më tej.