Komuna e Prishtinës do t’i ndajë 170 mijë euro për projekte të kulturës

Komuna e Prishtinës do t’i ndajë 170 mijë euro për projekte të kulturës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot është marrë vendimi që 170 mijë euro të ndahen për projekte të kulturës, shkruan Insajderi.

Në një postim në Facebook, Ahmeti është shprehur se ndihma për këto projekte në këtë kohë pandemie është e domosdoshme.

Tutje, i pari i Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim “do të hapet një thirrje për artistë të fushave të ndryshme të Komunës së Prishtinës të cilët nuk kanë asnjë të hyrë dhe të cilët janë goditur nga kriza e pandemisë. Për të gjithë ata që i përmbushin kushtet, Komuna do të ndajë nga një subvencion. Vlera e subvencionit do të varet nga numri i aplikantëve që kalojnë kriteret. Të gjitha detajet do të jenë të ditura ditëve në vijim”./Insajderi.com