Komuna e Prishtinës e vë në “silent” alarmin e qytetit

Komuna e Prishtinës e vë në “silent” alarmin e qytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i  sistemit të alarmimit në qytet.

Por, kësaj radhe testimi do të realizohet në heshtje dhe nuk do të prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar, njofton komuna.

Testimi në heshtje, është metodë e cila aplikohet në tërë botën, por që e kryen të njëjtin veprim sikur alarmim i rregullt me tinguj. Kësaj radhe shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.