Trajtimi i ujërave të zeza

Komuna e Prishtinës marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Francës në Kosovë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar marrëveshje me ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Bute. Marrëveshja lidhet me financimin e projektit për menaxhimin dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Komuna e Prishtinës marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Francës në Kosovë

Në kuadrin planit për ndërtimin dhe zhvillimin e kryeqytetit, sot është arritur një marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës së Republikës së Francës në Kosovë.

Projekti i përbashkët për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë arrin vlerën prej 66 milionë euro. Në këtë projekt bashkëpunimi do të kontribuojë edhe Qeveria e Kosovës me një shumë prej 20 milionë eurosh.

Ky projekt pritet të implementohet në vitin 2025. /Insajderi.com