Komuna e Prishtinës mban një minutë heshtje për gazetarin e ndjerë Klaiqi

Komuna e Prishtinës mban një minutë heshtje për gazetarin e ndjerë Klaiqi

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot para mbajtjes së mbledhjes ka mbajtur një minutë heshtje në shenj nderimi për gazetarin e ndjerë Ganimet Klaiqi.

“Me propozim të Kryetarit Shpend A. Ahmeti, Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti një minutë heshtje në shenj nderimi për gazetarin e ndjerë Ganimet Klaiqi”, ka njoftuar Adonis Tahiri nga komuna e Prishtinës.

“Klaiqi, për kohë të gjatë u angazhua për të mirën e kryeqytetit, duke na mbajtur të gjithëve të përgjegjshëm për punën që bëjmë. Ai do t’i mungojë informimit publik në përgjithësi, dhe Komunës së Prishtinës në veçanti”, thuhet në njoftimin e Tahirit.