Komuna e Prishtinës ndanë 5 milionë euro për ndihmë ndaj bizneseve

Komuna e Prishtinës ndanë 5 milionë euro për ndihmë ndaj bizneseve

Komuna e Prishtinës në kuadrin e ndihmës për bizneset të dëmtuar gjatë kohës së pandemisë, ka ndarë një shumë prej 5 milionë eurosh, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Në postimin e Ahmetit thuhet se “në ditët në vijim do të fillojmë procesin e ndarjes së garantëve për mikrobizneset dhe bizneset e vogla.  Kemi ndarë 5 milion euro për këtë qëllim”.

Më pas ai ka thënë se edhe pse kjo ndihmë është e vogël, por mund të jetë domethënëse në këtë kohë pandemie.

Tutje në njoftimin e Ahmetit thuhet se gjithashtu janë ndarë edhe 100 mijë euro për mediat që janë në Prishtinë.

“Po ashtu kemi ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediat që janë në Prishtinë.  Raportimi dhe gazetaria janë tepër të rëndësishme dhe vështirësitë financiare nuk mund të jenë arsye e mbylljes për shumicën prej tyre në këtë kohë. Komisioni për ndarjen do të jetë me shumicë nga vetë përfaqësuesit e këtij grupi me përfaqësuesit e të cilëve jam takuar javën e kaluar”./Insajderi.com