Është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Frutomania”, për rregullimin e koshave dhe investimin në fushat e dëmtuara të basketbollit.
Marrëveshja është nënshkruar me 18 qershor, mes Drejtorit të Sportit, Fitim Rexha dhe përfaqësuesve të kompanisë “Frutomania”.
Lajmin është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Drejtori për Sport, Fitim Rexha sot ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë “Frutomania” për të rregulluar koshat dhe intervenuar në fushat e dëmtuara të basketbollit ? në pjesë të ndryshme të Prishtinës.
#sporti #Prishtinasot?