Komuna e Prishtinës qe 1 muaj pa tre drejtorë

Komuna e Prishtinës qe 1 muaj pa tre drejtorë

Komuna e Prishtinës vazhdon të mbetet ende pa drejtor në drejtorinë e Shëndetësisë, Kulturës dhe atë të Kadastrit.

Kjo pasi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë shkarkimin e 2 prej tyre në drejtorinë e Shëndetësisë dhe Kadastrit, nga lëvizja Vetëvendosje ndërsa i i Kulturës ka dhënë dorëheqje.

Ahmeti i kishte shkarkuar drejtorët e VV-së pasi ata nuk pranuan një marrëveshje koalicioni me PSD-në.

Tash partia e Albin Kurtit është shndërruar në një kritikuese të qeverisjes së Ahmetit.