Këshilla të reja

Komuna e Prishtinës rekomandon MSH dhe IKSHPK

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar rreth situatës me Covid-19. Ai ka shpalosur masa tjera se si duhet të menaxhohet situata me Covid-19.

Komuna e Prishtinës rekomandon MSH dhe IKSHPK

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka propozuar masa të reja të menaxhimi të pandemisë Covid-19. Ai thotë se “nuk po kritikojmë dhe nuk e kemi për qëllim të futemi në kompetenca të MSH dhe IKSHPK, por situata e krijuar po na detyron të ndërmarrim hapa tjerë për menaxhim të situatës”, njofton Insajderi

Sugjerimet e Komunës së Prishtinës janë:

“1. Te mos ndjekin testimet e kontakteve më – gjurmimi epidemiologjik është bërë i pamundur, një rast pozitiv nuk ka mundësi të identifikoj të gjithë njerëzit që i ka takuar në rrugë, në punë, në restorant, në bankë, në protestë etj. Pra, është e pamundur të ndiqet virusi në këtë mënyrë.

  1. Të bëhen testet serologjike – edhe si hulumtim edhe si testim pêr qytetarët. Me 1000 teste serologjike (të gjakut dhe të shpejta) ne do tê kuptojmë se sa njerëz si përqindje e kanë pas virusin dhe e njejta mostër mund të përdoret për të ditur sa e kanë. IKSHP sot nuk e ka (e do të duhej ta kishte) vlerësimin shkencor të zhvillimit të virusit në Kosovë. Kjo do të na mundësonte që të kuptojmë situaten në Komuna, strukturen demografike dhe informata të tjera për imunitetin kolektiv. Komuna e Prishtinës mund ta bëj brenda javës këtë nê qofte se na lejohet për të gjitha komunat.
  2. Në institucionet publike të testohen vetëm rastet me simptome që paraqiten në këto institucione.
  3. Të decentralizohet testime në institucionet e tjera publike në Komuna dhe ne klinika private me rregulla të qarta se cilat lloje te testeve pranohen. Këtu mund të testohen vullnetarisht qytetarët që duan me e dit a e kanë virusin. Kjo të bëhet me pagesë dhe rezultatet të dërgohen në IKSHP në mënyrë obligative. Në Kosovë janë 43 mikrobiologë dhe ka kapacitete testuese.
  4. Të bëhet analizë e komplikimeve të pacientëve që nga fillimi i pandemisë dhe të fataliteteve dhe të ndërtohet profili i komplikimeve. Në qoftë se del se të rrezikuar në vendin tonë janë të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese (dhe çfarëdo grupi tjetër) atëherë politikat preventive duhet të fokusohen në këto grupe prej ndalesës së levizjes e deri të udhëzimet e qarta si të veprohen ne shtëpitë ku ka të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese.
  5. Fokusi i trajtimit të jetë në përballimin e fluksit të pacientëve me komplikime. Qeveria – rrjedhimisht IKSHP duhet të kenë skenarë dhe të kërkojnë ndihmën e Komunave, në skenarin kur nuk janë më shumë se 200 të shtruar apo 80 në nevojë për oksigjeno-terapi, skenari dy ku nevojiten hapësira dhe shtretër shtesë – p.sh ne si Prishtinë kemi mundësi e deri te skenari i rëndë i mungesës së respiratorëve. Përndryshe institucionet pa plan janë institucione në panik, e institucionet në panik janë pasojë për qytetarët.

7. Hovi i virusit duhet të ndalet me kufizime sipas mundësive por jo duke dëmtuar aktivitetin ekonomik. Ata që nuk janë ne grupet e të rrezikuarve të kujdesen me maska e distancë me përgjegjësi personale. Numri i rasteve me virus nuk është alarmant në qoftë se nuk shtohet numri i të shtruarve dhe me komplikime. Në fakt ndërtohet një imunitet kolektiv.

8. Të ndërtohet apo behet një aplikacion (mundësisht në blockchain) ku një qytetar lehtë mund ta dëshmojë se është testuar apo që ka kaluar virusin. Aktivitetet e palejuara të mund të zhvillohen në qofte se ka garancione të tilla për pjesëmarrësit.