Komuna e Prishtinës respekton vendimet e qeverisë për pandeminë

Komuna e Prishtinës respekton vendimet e qeverisë për pandeminë

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës ka filluar ti zbatojë masat e ndërmarra nga qeveria për menaxhimin e pandemisë Covid-19, njofton Insajderi.

“Pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 si masë parandaluese për #covid19, kanë filluar edhe inspektimet e kafeterive dhe lokaleve afariste. Inspektimet do të jenë të rregullta dhe do të vazhdojnë̈ derisa është̈ në fuqi ky vendim”.

Komuna e Prishtinës është vendi që ka më së shumti të infektuar me Covid-19./Insajderi.com