Komuna e Prizrenit akuzon Prokurorin se po ndihmon ndërtimet pa leje

Komuna e Prizrenit akuzon Prokurorin se po ndihmon ndërtimet pa leje

Komuna e Prizrenit nuk ka pranuar as pas 24-orësh asnjë vendim me shkrim nga ana e Prokurorisë lidhur me urdhrin për ndalimin e aksionit të djeshëm të Drejtorisë së Inspektoratit për rrënimin e objekteve pa leje.

Kjo komunë ka publikuar një video ku dëgjohej një person duke kërkuar të ndalet aksioni për rrënimin e objekteve pa leje. Sipas komunës në vend që të prezantohet urdhri nga prokuroria, kjo e fundit sipas tyre ka dalur në konferencë për shtyp duke mbrojtur “ndërtimet pa leje”.

“Në vend të prezantimi të vendimit të shkruar, Prokurori mban konferencë shtypi duke përkrahur ndërtimet pa leje”.

Disa ditë më parë një kameraman ishte sulmuar fizikisht nga disa persona teksa ai kishte qenë duke filmuar objektet që ishin duke u rrënuar pa leje. Kjo ngjarje kishte ndodhur në “Abi Çarshia”.

Edhe pas 24 orësh, Komuna e Prizrenit nuk ka pranuar asnjë vendim me shkrim nga ana e Prokurorisë

Edhe pas 24 orësh, Komuna e Prizrenit nuk ka pranuar asnjë vendim me shkrim nga ana e Prokurorisë, lidhur me urdhërin e ndalimit të aksionit të djeshëm të Drejtorisë së Inspektorateve për rrënimin e objektit pa leje.

Gepostet von Komuna e Prizrenit am Montag, 22. Juli 2019