Komuna e Prizrenit gjobit me nga 2 mijë euro PDK-në dhe AAK-në

Komuna e Prizrenit gjobit me nga 2 mijë euro PDK-në dhe AAK-në

Komuna e Prizrenit, më saktësisht Drejtoria e Inspektorateve, i ka shqiptuar gjobë prej dy mijë eurove dy partive politike: Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Insajderi.

PDK është gjobitur për thyerjen e masave kundër përhapjes së Coronavirusit, në tubimin e datës 2 shkurt, raporton Lajmi.net.

Drejtori i Inspekcionit në Prizren, Edon Muqaj ka thënë se nuk do të rrinë duarkryq ndaj asnjë partie politike.

“Fatkeqësisht kemi njerëz që kanë humbur jetën nga COVID-19, biznese që kanë falimentuar si pasojë e ligjeve në fuqi andaj më nuk do të rrijmë duarkryq as ndaj subjekteve politike, cilidoqoftë ai subjekt. Ftoj të gjitha subjektet politike para se të mendojnë për marrjen e votës nga qytetarët të mendojnë edhe për jetën e tyre! Boll ma!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, AAK-ja është dënuar për grumbullimin e njerëzve në hapjen e fushtës zgjedhore.

“Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit! Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik!”, ka thënë Muqaj./Insajderi.com

MIRËMËNGJESI Buxhet i Kosovës

2000€ gjobë për AAK
Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit!

Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik!

Posted by Edon Muçaj on Wednesday, February 3, 2021

Final 8 Kupa e Kosovës pa tifoz e tubimet e subjekteve politike të stërmbushura! ❌

Si Drejtori e Inspektorateve kemi…

Posted by Edon Muçaj on Wednesday, February 3, 2021