Ramadan Muja nënshkroi kontrata 89 mijë euro, por mund t`i paguante vetëm 11 mijë

Ramadan Muja nënshkroi kontrata 89 mijë euro, por mund t`i paguante vetëm 11 mijë

Komuna e Prizrenit, ka nënshkruar vitin e kaluar tri kontrata pa i siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për këtë.

Vlera e këtyre kontratave, sipas gjetjeve të Auditorit të Përgjithshëm, ka qenë 89 mijë euro deri sa komuna ka pasur në dispozicion vetëm 11 mijë euro.

Parregullsi në procedurat e prokurimit, ZAP ka gjetur se Prizreni ka pasur edhe në 22 raste kur Drejtoria e Arsimit nuk i kishte protokolluar faturat që kishte pranuar ashtu siç kërkohet me ligjin për shpenzimet publike, raporton Insajderi.

Kurse në një rast tjetër kishte lidhur kontratë për emetimin e seancave të kuvendit komunal me vlerë 150€ për seancë, duke nënshkruar kontratë direkt me operatorin pa udhëhequr procedurat e prokurimit.

Zyra e Auditorit Gjeneral thotë se hyrja në obligime pa siguruar mjetet e mjaftueshme, mund ta sjellë komunën në probleme financiare dhe buxhetore. Po ashtu, mos protokollimi i faturave rritë rrezikun se kontrollet e brendshme nuk kanë funksionar si duhet dhe faturat të mos paguhen me kohë apo të paguhen dy herë.  /Insajderi.com