Inspektorët e Komunës së Skenderajt të premten kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e një lokali afarist brenda objektit të Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.
“Këtë veprim ligjor, inspektorët komunalë e bënë pasi që pronari i lokalit “LIPS” nuk kishte përmbushur detyrimet e kontratës dhe të njëjtit i kishte skaduar afati i paraparë në kontratë”, njofton Komuna e Skenderajt.
Këto veprime po ndërmerren nga komuna mbi parimin barazia para ligjit dhe askush mbi ligjin.
Në këtë aksion inspektorët komunalë janë asistuar nga Policia e Republikës së Kosovës.