Nënkryetari i Komunës së Podujevës, njëherësh edhe kandidat për krytare komune, Nexh" />

Koronavirusi- Komuna Podujevës merr vendim nesër për masat parandaluese

Koronavirusi- Komuna Podujevës merr vendim nesër për masat parandaluese

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, njëherësh edhe kandidat për krytare komune, Nexhmi Rudari, ka reaguar pas konfirmimit se një qytetar ka rezultuar pozitiv.

Rudari përmes një statusi në rrjetin e tij social  ka bërë të ditur se këshilli komunal do të marr nesër masat parandaluese si dhe ka kërkuar nga qytetarët të zbatojnë të gjitha udhëzimet për parandalimin e koronavirusit.

“Këshilli komunal për menaxhimin dhe zbatimin e masave parandaluese dhe mbrojtëse nga COVID-19 do të mblidhet nesër në mëngjes për të analizuar situatën aktuale dhe koordinimin e aktiviteteve të mëtejme, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve” ka shkruar ai/Insajderi.com

Të dashur qytetarë,Një qytetar i komunës sonë, pas kryerjes së analizave në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…

Gepostet von Nexhmi Rudari am Sonntag, 15. März 2020