Komuna thotë se Klina të krijon përshtypjen e Venecias

Komuna thotë se Klina të krijon përshtypjen e Venecias

Punimet që po bëhen në sheshin e Klinës e të cilat janë shtruar në kubëza kanë bërë që kjo qytezë sipas Komunës të marrë pamjen sikur te Venecias, qytetit më të njohur dhe unik të Italisë.

Komuna e Klinës është e bindur se çdo qytetar që do të vizitojë Klinën pas këtij investimi do të marrë përshtypjen se është në Venecia.

E krejt kjo për shkak të kubëzave që janë shtruar aty.

“Kubëzat janë material me qëndrueshmëri qindravjeçare që sheshet e Klinës do ti bëjnë unike në tërë Kosovën. Shtrimi i këtyre kubëzave në formë mozaiku ka filluar para një muaji dhe po vazhdon me ritëm të kënaqshëm dhe s’ka të bëjë fare as me bostan e pjepër, e as me bahçe. Për ta vërtetuar këtë mjafton të bëni një gjiro deri në Klinë, e më atë rast merrni përshtypjet Veneciane në kthim”, ka shkruar Komuna e Klinës teksa ka reaguar në një shkrim të publikuar në gazetën “Blic” që fliste sesi në sheshin që është duke u ndërtuar dikush ka mbjellur bostan dhe domate në sheshin e pa shtruar me kubëza.