Gjilani është komuna më e prekur me COVID-19 në 24 orëshin e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 96 raste të reja me COVID-19.
Ishte dita e tretë më e rëndë për Kosovën në përballje me pandeminë, dy ditët e para të javës së tretë të Qershorit rezultuan me më shumë se 100 raste të infektuar me coronavirus b renda 24 orëve.
Gjatë ditës së fundit Komuna e Gjilanit ka më së shumti të infektuar në total 20, pason Prsithina dhe Prizreni.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftimin IKShPK .
Kosova ka tejkaluar tashmë mbi 2.000 raste të regjistruara me COVID-19. /Insajderi/