Komunat që u preken nga Covid-19 sot në Kosovë

Komunat që u preken nga Covid-19 sot në Kosovë

Ka vazhduar rritja e numrit të të infektuarve me Covid pothuajse në tërë Kosovën. Edhe sot shumica e komunave të Kosovës kanë shënuar infektime të reja me Covid-19, njofton Insajderi.

Rastet pozitive gjatë ditës së sotshme janë nga këto komuna:

Komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime./Insajderi.com