Komuniteti i cili merr LSD për mëngjes

Komuniteti i cili merr LSD për mëngjes

Si pjesë e jetës së tyre të përditshme, një komunitet i vogël i njerëzve në Britani të Madhe konsumojnë sasi të vogla të drogës psychodelic LSD, raporton gazeta BBC.

Arsyeja pse e konsumojnë këta njerëz LSD, është pikërisht për ta rritur kreativitetin e tyre ditor dhe po ashtu për përfitime shëndetësore, pavarësisht mungesës së vërtetimit shkencor ndaj saj.

Një karton i LSD, i ndarë në 10 pjesë është i mjaftueshëm për disa ditë. Konsumimin e saj e bëjnë kryesisht në mëngjes me qaj apo me kafjall.

LSD dhe kërpudhat magjike është drogë e paligjshme e klasës së parë, ku posedimi i saj sjell dënim maksimal prej shtatë vjet burg.

Shumë njerëz prej këtij komuniteti janë deklaruar se marrja e dozës së vogël të kësaj droge psikodelike jo vetëm se i ndihmon në shëndet dhe rritje të kreativitetit, por edhe të ballafaqohen me problemet e tyre mendore.