Komuniteti egjiptian kërkon që dita tyre të jetë e përfshirë në kalendarin e festave zyrtare

Një delegasion nga komunitetie egjiptian është takuar me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

Komuniteti egjiptian kërkon që dita tyre të jetë e përfshirë në kalendarin e festave zyrtare

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, është takuar me deputetin, Veton Berisha në kuadër të Ditës së komunittit egjiptian.

Osmani ka pritur një delegasion nga ky komunitet. Në urimin e Osmanit thuhet se diversiteti kulturor, etnik e religjioz janë shumë të rëndësishme për promovimin e vlerave të shoqërisë sonë.

Ndërsa, Veton Berisha, ka kërkuar që dita e komunitetit egjiptian të përfshihet në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës.

Poashtu, Berisha ka përmendur si problem të fundit të komunititt egjiptian mospërfshirjen e fëmijëve të këtij komuniteti në mësim online. /Insajderi/