Koncert i suksesshëm në Gjermani nga Kori i Fakultetit të Arteve të Pejës

Koncert të suksesshëm kanë mbajtur Kori i Fakultetit të Arteve, nën udhëheqjes se dirigjentit Hysen Nimani në Obrehausen të Gjermanisë.

Koncert i suksesshëm në Gjermani nga Kori i Fakultetit të Arteve të Pejës

Kori i Fakultetit të Arteve dega e muzikës Universiteti Haxhi Zeka nga Peja, me 17 tëtor u paraqit para publikut të qytetit të Oberhausenit në Gjermani. Kori është udhëhequr nga Profesori dhe Dekani i këtij fakulteti Hysen Nimani më programin të quajtur “Tinguj koral nga luginat e Rugovës” “(Chorklänge aus Rugovas Tälern)”.

Salla e Pool-Stage të Teatrit të Oberhausenit u mbush më tinguj nga veprat e kompozitorëve Shqiptarë, Gjerman dhe Luksemburgian  dhe publiku u nda shumë i kënaqur me nivelin e arritur artistik të korit.

“Repertoari i këtij koncerti ishte zgjedhur më shume kujdes dhe i larmishëm, në program ishin veprat: Rexho Mulliqi -“Vjeshta”, Fahri Beqiri-“Madrigali plak”, Çesk Zadeja -“Nën një rrasë atje mbi krua”, Rafet Rudi-“Ishin dy kunata”, Rexho Mulliqi -“Një lule”  ku soliste ishte Veronika Zimaj sopran, Çesk Zadeja -“Rritu moj bajame”, Drinor Zymberi-“Ani shkoni krushqi”, Valton Beqiri-“Vendlindjes”, Pierre Veber-“Fisnik unë të kam krijuar”, Felix Mendelson-Bartholdi – “Leise zieht es durch mein Gemüt”, Rauf Dhomi-“Të falem o dhe”, Çesk Zadeja-“Shkon djali termal””, thuhet në njoftimin e Fakultetit të Artit.

Sipas njoftimit studentët e korit dhe dirigjenti kanë qenë në nivelin e dëshiruar profesional në interpretimet e këtyre veprave, zërat e secilit sektor të korit ishin të unifikuar dhe tingëllonin së bashku fuqishëm dhe vërehej angazhimi i madh i koristëve që të arrihej sa më nivel i lartë artistik i interpretimit.

“Publiku u nda shumë i kënaqur me ato që ndëgjoj në këtë koncert dhe pas mbarimit u kërkua që të këndohet edhe ndonjë vepër tjetër, dhe kori u paraqit më veprën “Ave Maria” të kompozitorit Giulio Caccini që u shoqërua edhe më piano nga pianisti dhe dirigjenti Desar Sulejmani ku Desari ishte edhe moderatorë i këtij koncerti, dhe falë angazhimit të tij ky kor ka ardhur në Gjermani. Sot më 18.10.2018 kori do të paraqitet me koncertin e tretë të radhës në Tonhalle të Düsseldorfit në bashkëpunim më tri kore tjera dhe orkestrin “Heinrich Heine Symphoniker” nga Gjermania, ku në program është “Carmina Burana”  kryevepra e kompozitorit Gjerman Carl Orff”, thuhet me tej në njoftim.