Konfirmohet: Bacca largohet nga Milani

Konfirmohet: Bacca largohet nga Milani

Sulmuesi kolumbian Karlos Bacca mund të quhet tashmë i larguar nga Milani. I mbetur jashtë planeve të trajnerit Montela për sezonin e ri, 30-vjeçari ka qenë në kërkim të një skuadre ku do të vazhdojë karrierën dhe duket se e ka gjetur atë.

Bacca do të kthehet në Spanjë te skuadra e Vijarealit. Klubi spanjoll ka gjetur marrëveshjen me kuqezinjtë për kalimin e sulmuesit në formë huazimi gjatë këtij sezoni me të drejtë blerjeje në fund të tij.

Vijareali do t’i paguajë Milanit 2.5 milionë euro për huazimin e Baccas, ndërkohë që nëse vendos të blejë kartonin në fund të sezonit, do të paguajë edhe 15.5 milionë euro të tjera.